Qendra CVE organizon forum me studentët dhe pedagogët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë

Qendra CVE realizoi sesionin e fundit trajnues për mësuesit e shkollave që ofrojnë shërbime për ri-integrimin e fëmijve të rikthyer nga zonat e konfliktit.
31/03/2022
Qendra CVE nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me UMSH për parandalimin dhe kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm
04/04/2022

Qendra CVE organizon forum me studentët dhe pedagogët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë

Qendra CVE organizon forum me studentët dhe pedagogët e Universitetit “Ismail Qemali" në Vlorë

Publisher: Cve.gov.al            01/04/2022

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit organizoi një forum me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Ndërkombëtare.
Gjatë këtij forumi, që u realizua në kuadër të projektit: “Universitetet- Fronti i ri i angazhimit CVE”, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u prezantuan qëllimet e projektit, konceptet bazë të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit, si dhe objektivat e Strategjisë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri.
Në forum u diskutua edhe për eksplorimin e mundësive që tematika dhe aktivitete të Qendrës CVE të përfshihen në kurrikulumet dhe programet e këtij universiteti.