Publisher: Cve.gov.al 22/04/2022
Publisher: Cve.gov.al 22/04/2022
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në trajnimin “Traumat dhe ndërhyrjet terapeutike” që u zhvillua për psikologët organizuar nga organizata Terre des Hommes me mbështetjen e Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).
Gjatë trajnimit u trajtuan çështjet e reagimit ndaj stresit, historitë traumatike, traumat e luftës, psikologjia e torturave, fëmijët në zonat e luftës, parimet e ndihmës së parë psikologjike si dhe teknikat e stabilizimit në metoda të ndryshme dhe integrimi.