Meidani prezanton në Bordin Drejtues të GCERF kontributin e Qeverisë Shqiptare.

Drejtori i CVE Z. Meidani merr pjesë në “RCC Jumbo Security Conference” Romë
18/11/2022
Meidani pret delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Antiterrorit të Policisë së Republikës së Kosovës
02/12/2022

Meidani prezanton në Bordin Drejtues të GCERF kontributin e Qeverisë Shqiptare.

Meidani prezanton në Bordin Drejtues të GCERF kontributin e Qeverisë Shqiptare.”

Publisher: Cve.gov.al            02/12/2022

Në Gjenevë të Zvicrës u zhvillua takimi i 17 i Bordit Drejtues të Fondit Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit, “GCERF”, i cili pasoi takimin e 16 që u mbajt në qershor të këtij viti në Tiranë.

Për herë të parë, Shqipëria është anëtare e Bordit Drejtues të GCERF, i cili mbështetet nga 19 qeveri si SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Britani e Madhe, BE, Francë, Gjermani, Holandë, Katar etj., organizata ndërkombëtare, fondacione, korporata dhe individë. Në këtë organizatë, Shqipëria përfaqësohet nga Drejtori i CVE njëkohësisht dhe Koordinator Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm “P/CVE” z. Denion Meidani.

Në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Nju Jorku, më 20 shtator 2022, 18 vende njoftuan zotimet e tyre me donacione të ndryshme në shumën prej 66 milionë dollarësh për periudhën 2022 deri në 2024, për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm përmes mjeteve paqësore. Ky financim, do të kanalizohet përmes GCERF. Në këtë konferencë për herë të parë GCERF u bën thirrje donatorëve për të bërë angazhime shumëvjeçare, për të zgjeruar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një parashikueshmëri më të madhe për mbështetjen e projektit të saj në luftën e përbashkët globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në vijim të kësaj konference, qeveria shqiptare ndërmori zotimin për një kontribut simbolik në shumën prej 60 mijë eurosh, si donacion në kuadër të kësaj lufte dhe kërcënimi të përbashkët global. Ky kontribut nga ana e Shqipërisë është i vogël në krahasim me mbështetjen e vazhdueshme që GCERF i ka dhënë vendit tonë dhe rajonit, por simbolik dhe me vlerë si një shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e marrë dhe një zotim i përpjekjeve të vazhdueshme që qeveria shqiptare ka bërë dhe vazhdon të bëjë për rendin dhe sigurinë globale. Gjithashtu, ky akt simbolik nga ana e qeverisë shqiptare u konsiderua nga GCERF si një shtysë dhe stimul për donatorët dhe vendet e tjera për kontribut të shtuar e bashkëpunime të ardhshme në këtë fushë.

Ky kontribut i qeverisë shqiptare u prezantua pranë Bordit Drejtues të GCERF me anën e një letre të Ministrit të Brendshëm, e cila u lexua dhe iu prezantua drejtuesit të kësaj organizate, nga anëtari i bordit dhe përfaqësues i Shqipërisë në këtë Bord, z. Denion Meidani.

“Në emër të Qeverisë Shqiptare dëshiroj t’ju përcjell mirënjohjen më të sinqertë të Ministrit tonë të Brendshëm, siç tregohet edhe në këtë letër falënderimi që paraqes sot. Ju lutem më lejoni të shpreh mirënjohjen tonë ndaj GCERF për mbështetjen e jashtëzakonshme që i është dhënë Shqipërisë dhe veçanërisht Qendrës së Koordinimit për Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm “CVE”. Jam krenar të njoftoj këtu se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë i ka dhënë një kontribut financiar Bordit Drejtues të GCERF, si shenjë vlerësimi për kontributin dhe mbështetjen e GCERF. Ky është thjesht një akt simbolik mirënjohjeje krahasuar me angazhimin e jashtëzakonshëm të ndihmës që GCERF i ka dhënë vendit tonë dhe për rezultatet e jashtëzakonshme që kemi arritur, së bashku. Ju lutemi, konsiderojeni jo vetëm një shenjë mirënjohjeje, por edhe si një premtim për rëndësinë që i japim vazhdimësisë sonë”, citoi z. Meidani letrën e Ministrit.

Organizatorët falënderuan në veçanti Ministrin Çuçi, ekipin e Ministrisë së Brendshme si dhe Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, për konferencën e qershorit në Tiranë, por dhe përkushtimin dhe angazhimin për të parandaluar dhe/ose luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm duke e pozicionuar vendin në radhët e shembujve të suksesit.