Publisher: Cve.gov.al 20/02/2024
Publisher: Cve.gov.al 20/02/2024
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), Znj. Lejdi Dervishi, ka dhënë kontributin e saj në një takim me temën “Vlerësimi i nevojave të vendit për të identifikuar nevojat kryesore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Riatdhesimin dhe Rehabilitimin në Shqipëri”. Takimi u fokusua në rëndësinë e një qasjeje integruar multidisiplinare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (EDH), ofrimin e shërbimeve R&R për të kthyerit nga zonat e konfliktit, si dhe rritjen e kohezionit social.
Takimi u organizua nga Peace Volunteering Network (PVN), me mbështetjen e Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë në Komunitet (GCERF), në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Qellimi i këtij takimi ishte prezantimi i zbulimeve të Studimit Kombëtar mbi “Vlerësimin e Nevojave për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, si dhe Proceset e Rehabilitimit dhe Reintegrimin në Shqipëri”.
Studimi, i kryer në nivel kombëtar nga partneri lokal PVN, përfshiu një analizë të gjerë të kontekstit ligjor, institucional dhe proceseve të Rehabilitimit dhe Riintegrimin, si dhe vlerësimin e perceptimit në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Gianluigi Lopes, Menaxher për Vendin dhe përfaqësues i GCERF, theksoi nevojën kryesore për mbështetjen dhe financimin e këtij studimi për të orientuar strategjitë e investimeve të ardhshme në Shqipëri, duke synuar të rrisë përkrahjen e GCERF për vendin. Znj. Lejdi Dervishi, Drejtore e QKEDH, nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga GCERF për proceset e Rehabilitimit dhe Riintegrimin, si dhe për zbatimin e një kuadri strategjik të përbashkët për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Sesionin e punës e karakterizoi gjenerimi i ideve dhe nismave për të adresuar sfidat afatgjata, duke parashikuar angazhimin e të gjitha palëve të interesit në këtë fushë.
Studimi solli një analizë të detajuar të nevojave, sfidave dhe mundësive, dhe propozoi një sërë rekomandimesh për aktorët kryesorë në zhvillimin e politikave, forcimin e mekanizmave, rritjen e kapaciteteve, bashkëpunimin ndërinstitucional, si dhe për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri dhe për proceset e Rehabilitimit dhe Riintegrimin (R&R).