Publisher: Cve.gov.al 04/04/2024
Publisher: Cve.gov.al 04/04/2024
Stafi i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ndoqi një trajnim mbi funksionin e Sistemit ICRS, një platformë që kontribuon në përpjekjet për digjitalizim dhe ofron një mekanizëm për riintegrim shoqëror dhe ekonomik të të kthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Trajnimi u zhvillua me mbështetjen e IOM Albania në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian me titull “Ndërtimi i Kapaciteteve Institucionale në Ballkanin Perëndimor për tu Përballur me Sfidat” të lidhura me riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj të kthyer nga zonat e konfliktit dhe familjet e tyre.
Paraqitja e përparësive dhe veçorive të sistemit ICRS, u mbështetet në rezultatet e konsultimeve të zhvilluara gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë rishikimin dhe përshtatjen me kontekstin dhe nevojat në Shqipëri. Trajnimi u përqendrua në prezantimin e funksioneve kryesore, moduleve përbërëse të sistemit dhe ofrimin e mundësve për gjenerimin e të dhënave për qëllime raportimi.
Sistemi ICRS ka një rol të rëndësishëm në hartimin e zgjidhjeve të përshtatura për nevojat e riintegrimit të individëve, në përpjekjet e vazhdueshme për të ofruar shanse maksimale për sukses afatmesëm dhe afatgjatë.