Publisher: Cve.gov.al 16/09/2025


Publisher: Cve.gov.al 16/09/2025
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) mori pjesë në trajnimin dy-ditor (TRAP-18) mbi Protokollin e Vlerësimit të Radikalizimit dhe Terrorizmit. Ky trajnim, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, përfshiu një numër të kufizuar pjesëmarrësish nga institucionet e inteligjencës në burgje, QKEDH dhe Shërbimi i Provës
Aktiviteti u vlerësua si një mundësi thelbësore për fitimin e njohurive të avancuara në lidhje me identifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e individëve që paraqesin rrezik dhe kërcënim për sigurinë publike për shkak të ideologjive radikalizuese që çojnë në terrorizëm.
Trajnimi u organizua nga ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistance Program), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë duke e përmbyllur me ceremoninë e ndarjes së certifikatave