Shqipëria numëron arritje të rëndësishme në qasjet parandaluese kundër ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE), duke koordinuar qasje gjithëpërfshirëse dhe veprime konkrete në nivel qendror dhe vendor.

Shqipëria riafirmon angazhimin për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Konferencën e Donatorëve për GCERF në New York.
26/09/2025
Aktivitet prezantues për fushatat e shpërndarjes së mesazheve nga udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit në Shqipëri
18/10/2025

Shqipëria numëron arritje të rëndësishme në qasjet parandaluese kundër ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE), duke koordinuar qasje gjithëpërfshirëse dhe veprime konkrete në nivel qendror dhe vendor.

Shqipëria numëron arritje të rëndësishme në qasjet parandaluese kundër ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE), duke koordinuar qasje gjithëpërfshirëse dhe veprime konkrete në nivel qendror dhe vendor.

Publisher: Cve.gov.al 30/09/2025

Një moment i rëndësishëm në këtë drejtim është miratimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 678, datë 30.10.2024, “Për funksionimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike”, i cili u ka dhënë këtyre mekanizmave status të përhershëm në të gjitha bashkitë. Me përgjegjësinë për identifikimin, referimin dhe mbështetjen e çdo personi në rrezik radikalizimi, KVSP-të konsiderohen si shtylla bazë të sistemit të koordinuar të referimeve, duke mundësuar përgjigje të orientuara në nivel lokal dhe shumësektorial, në përputhje me nevojat e komunitetit.

Ky zhvillim normativ shënoi gjithashtu transformimin e fazës së parë të Programit për fuqizimin e KVSP-ve, të mbështetur nga Hedayah nëpërmjet programit STRIVEGlobalII, të financuar nga Bashkimi Evropian (European Union in Albania) dhe me bashkëpunimin e Qendrës Kombëtare për Koordinimin kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Projekti, gjatë fazës së parë, u zbatua nga organizatat në nivel vendor IANS Albania dhe Assist Albania Center dhe u fokusua në pesë bashki – Elbasan, Librazhd, Cërrik, Pogradec dhe Korçë – duke synuar ringjalljen e funksionalitetit të KVSP-ve përmes përgatitjes së Metodologjisë së Menaxhimit dhe Referimit të Rasteve, si dhe trajnimeve të vazhdueshme për 225 aktorë vendorë, përfshirë 77 anëtarë të përhershëm të këtyre këshillave. Ky proces u përmbyll me një vlerësim të performancës, i cili u publikua në muajin korrik 2025.

Bazuar në këtë filozofi ndërhyrjesh, Faza e Dytë e këtij programi përfshin edhe katër bashki të tjera – Matin, Kukësin, Lezhën dhe Vlorën – të cilat përfaqësojnë zona me sfida dhe dinamika të veçanta, për shkak të faktorëve socio-ekonomikë, migracionit dhe rasteve specifike që lidhen me rrezikun nga radikalizimi. Përmes kësaj faze, synohet një mbështetje e strukturuar për fuqizimin e KVSP-ve përkatëse në secilën bashki, përfshirë trajnime për anëtarët dhe përfaqësues të tjerë vendorë, si dhe aktorë të tjerë kontribues për sigurinë publike në komunitet. Edhe kjo fazë do të mbështetet nga Qendra CVE, duke garantuar përmbushjen e prioriteteve kombëtare në këtë fushë.

Ky event shënon pikënisjen e aktiviteteve publike, orienton rrjetëzimin e aktorëve kryesorë vendorë dhe lehtëson ndërveprimin dhe fillimin e një rrugëtimi të përbashkët drejt praktikave të mira në terren.