“10 Vite Rezolutë UNSCR 2250 – Perspektivat e reja të  në Shqipëri”

Samiti i 6-të Global i Strong Cities Network
15/12/2025

“10 Vite Rezolutë UNSCR 2250 – Perspektivat e reja të  në Shqipëri”

“10 Vite Rezolutë UNSCR 2250 – Perspektivat e reja të në Shqipëri”

Publisher: Cve.gov.al 18/12/2025

Drejtoresha e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, mbajti fjalën e saj në panelin e Sesionit I, në kuadër të konferencës “10 Vite Rezolutë UNSCR 2250 – Perspektivat e reja të  në Shqipëri”, organizuar nga WCDCA.

Gjatë prezantimit, znj. Dervishi vuri në qendër rolin thelbësor të të rinjve si partnerë strategjikë dhe aktorë kyç në ndërtimin e paqes dhe promovimin e sigurisë. Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në proceset vendimmarrëse dhe angazhimin e vazhdueshëm në dialog, si një element kritik për adresimin efektiv të sfidave të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Znj. Dervishi gjithashtu nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të fortë ndërmjet institucioneve qendrore, përfshirë   ) dhe ministritë e tjera të linjës me strukturat e zbatimit të ligjit dhe aktorët lokalë, duke theksuar se ky partneritet institucional është themelor për funksionimin efikas të Mekanizmit të Referimit dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë të koordinuar nevojave të komuniteteve.

Një rëndësi e veçantë në këtë drejtim do të ketë përfshirja aktive e të rinjve në tryeza të përbashkëta dhe debate konstruktive si pjesë e Planit të ardhshëm të Veprimit të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, duke shfrytëzuar potencialin e tyre krijues, energjinë dhe njohuritë për të identifikuar shenjat e hershme të radikalizimit dhe për të ndërtuar zgjidhje efektive bashkë me partnerët institucionalë për një komunitet më të qëndrueshëm dhe më shumë kohezion social për të rinjtë.

Konferenca organizuar nga  me mbështetjen e  dhe  mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe të rinj të angazhuar, duke riafirmuar rëndësinë e Rezolutës 2250 si një instrument kyç për fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e komuniteteve më reziliente e të qendrueshme.

Ky aktivitet shërbeu si një moment reflektimi për 10-vjetorin e Agjendës Youth, Peace and Security dhe rolin transformues që të rinjtë luajnë në Shqipëri në promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm.