Ngritja e kapaciteteve të nxënësve të sistemit parauniversitar mbi P/KEDH

Drejtoresha e QKEDH-së, Lejdi Dervishi, flet në mbledhjen e KVSP në Vlorë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
13/03/2026

Ngritja e kapaciteteve të nxënësve të sistemit parauniversitar mbi P/KEDH

Ngritja e kapaciteteve të nxënësve të sistemit parauniversitar mbi P/KEDH

QKEDH vijon angazhimin e saj për rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve dhe forcimin e reziliencës së komuniteteve ndaj çdo forme radikalizimi apo ekstremizmi të dhunshëm.

Më datë 18 mars 2026, QKEDH koordinoi zhvillimin e një seance njëditore informuese me nxënësit e shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Aktiviteti u organizua nga WIT, në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të të rinjve në sigurinë online dhe P/KEDH” (READY).

Sesioni kishte për qëllim forcimin e njohurive të të rinjve mbi sigurinë online, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mekanizmat e parandalimit dhe kundërshtimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Gjatë ndërveprimeve, nxënësit dhe mësuesit u njohën më gjerësisht me misionin e QKEDH-së dhe u pajisën me njohuri themelore lidhur me konceptet kryesore të radikalizmit online dhe faktorët që ndikojnë në përhapjen e tij.

Diskutimet u fokusuan në fenomenet që prekin drejtpërdrejtë të rinjtë në hapësirën digjitale, përfshirë bullizimin online, gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjet e dëmshme. Pjesëmarrësve iu prezantuan gjithashtu mënyrat dhe kanalet e raportimit duke u theksuar rëndësia e reagimit të hershëm dhe bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse.

Përmes aktiviteteve të tilla, QKEDH synon të promovojë një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës, si në jetën reale ashtu edhe në atë online, duke kontribuar në ndërtimin e një komuniteti më të qëndrueshëm dhe më të informuar.