QKEDH zhvillon seanca informimi për forcimin e kapaciteteve të Oficerëve të Policisë në DVP Shkodër mbi shenjat e hershme të radikalizmit.

“Përmirësimi i qëndrueshmërisë së entiteteve kritike dhe mbrojtja e hapësirave publike dhe hapësirës kibernetike nga kërcënimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.
05/05/2026

QKEDH zhvillon seanca informimi për forcimin e kapaciteteve të Oficerëve të Policisë në DVP Shkodër mbi shenjat e hershme të radikalizmit.

Në kuadër të zbatimit dhe përmbushjes së masave të Planeve të Veprimit 2023 – 2025, të “Strategjisë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit 2023 – 2025” si angazhim kombëtar për përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit me të gjitha format e tij, Qendara e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) në bashkëpunim me SCPA, gjatë muajit maj, ka zhvilluar tre seanca informuese mbi shenjat e hershme të radikalizmit, faktorët dhe shkaqet që çojnë në radikalizëm, si dhe radikalizmin online.
Seancat u zhvilluan në kuadër të projektit “Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri – Faza III (2024 – 2029)”, i financuar nga Qeveria Suedeze. Seanca informuese me Oficerët e Patrullës së Përgjithshme u mbajtën përkatësisht: Grupi i I-rë më 6 maj, Grupi i II-të më 15 maj dhe Grupi i III-të më 21 maj 2026.
Seancat u zhvilluan nga specialistët e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe synojnë të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të Oficerëve të Policisë së Shtetit në identifikimin e hershëm dhe parandalimin e fenomeneve të ekstremizmit të dhunshëm, përmes rritjes së njohurive dhe aftësive profesionale të strukturave të policimit në komunitet.