QKEDH merr pjesë në Konferencën e 11-të Vjetore Rajonale për Koordinimin e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor

QKEDH merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Kërkimit të Hedayah 2026 në Maltë
28/10/2026
QKEDH merr pjesë në Takimin e 20-të të RNNC-së në Sarajevë
12/11/2026

QKEDH merr pjesë në Konferencën e 11-të Vjetore Rajonale për Koordinimin e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Koordinatorja Kombëtare për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, mori pjesë në konferencën e sigurisë JUMBO 2026, të zhvilluar më 10–11 nëntor në Tiranë, me temë “Siguria rajonale: Rreziqe të reja, bashkëpunim më i fortë”.

Konferencën e përshëndeti me një fjalë hapëse Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, i cili theksoi: “Siguria e Shqipërisë është e pandashme nga siguria e Europës”, duke nënvizuar nevojën për institucione më të forta, shkëmbim më të shpejtë informacioni dhe veprime të përbashkëta.

Organizuar nga RCC, me mbështetjen e Italisë dhe Bashkimit Evropian, në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, konferenca mblodhi mbi 150 përfaqësues dhe ekspertë për forcimin e bashkëpunimit përballë sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Per me shume lexo link: https://www.rcc.int/events/1671/11th-annual-regional-security-coordination-conference-jumbo-2026-regional-security-new-risks-stronger-cooperation