Bashkëpunimi në fushën e Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës pret Zv. Ministren e Brendshme, znj. Kuko dhe Drejtorin e QKEDH, z. Meidani

QKEDH Koordinon ngritjen e një sistemi të menaxhimit të dhënave në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Republikën e Shqipërisë.
03/11/2022
Drejtori i CVE Z. Meidani merr pjesë në “RCC Jumbo Security Conference” Romë
18/11/2022

Bashkëpunimi në fushën e Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës pret Zv. Ministren e Brendshme, znj. Kuko dhe Drejtorin e QKEDH, z. Meidani

“Bashkëpunimi në fushën e Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës pret Zv. Ministren e Brendshme, znj. Kuko dhe Drejtorin e QKEDH, z. Meidani.

Publisher: Cve.gov.al            03/11/2022

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, z. Armend Mehaj, priti në një takim delegacionin shqiptar të kryesuar nga zv. Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, znj. Romina Kuko, me Drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Denion Meidani dhe Përgjegjësin e Sektorit për çështjet e shoqërisë civile dhe sigurisë pranë QKEDH, z. Ermal Jauri, në kuadër të një vizitë pune dy ditore në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte ballafaqimi, shkëmbimi dhe analiza e procesit të realizimit të planeve të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mjedisin aktual të sigurisë si në këndvështrim të sfidave transkombëtare.

Angazhimi i përbashkët në përdorimin efikas të burimeve që të dy vendet zbatojnë, në aspektin e luftës së përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, është një element thelbësor dhe me ndikim të madh për realizimin me sukses të këtyre planeve dhe objektivave, u shpreh Ministri Mehaj.

Nga ana tjetër, Zv. Ministrja e Brendshme, znj. Kuko, siguroi Ministrin Mehaj për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh për paqen dhe sigurinë jo vetëm për dy vendet por për të gjithë rajonin në konceptin e “Smart Defence” ku përdorimi efikas i burimeve në dispozicion nga të dy vendet, përbëjnë një element kyç në realizimin e këtij misioni.

Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Meidani, shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin dypalësh me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në shkëmbimin e informacionit dhe hartimin e planeve të përbashkëta të veprimit, si dhe në luftën e përbashkët kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit