Bullgari/Parandalimi dhe lufta kundër radikalizimit në Ballkan, Evropën Jugore&Lindore: Qasja holistike zbatuar në kuadër të programit HOPE

Zv. Ministrja Kuko dhe Drejtori i CVE Meiani në konferencën “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”
20/02/2023
Këshilltari i DASH për Antiterrorin, Dan Guerrero vizitë pune në Shqipëri
27/02/2023

Bullgari/Parandalimi dhe lufta kundër radikalizimit në Ballkan, Evropën Jugore&Lindore: Qasja holistike zbatuar në kuadër të programit HOPE

Bullgari/Parandalimi dhe lufta kundër radikalizimit në Ballkan, Evropën Jugore&Lindore: Qasja holistike zbatuar në kuadër të programit HOPE.

Publisher: Cve.gov.al            24/02/2023

Drejtori i CVE, Meidani ishte pjesë e seminarit të nivelit të lartë në Bullgari/Parandalimi dhe lufta kundër radikalizimit në Ballkan, Evropa Jugore dhe Lindore: Qasja holistike zbatuar në kuadër të programit HOPE

“Rehabilitimi dhe riintegrimi i të burgosurve të dënuar për terrorizëm kërkon një qasje të integruar multi-sektoriale. Për Qendrën CVE, monitorimi i vazhdueshëm i këtyre qasjeve, menaxhimit të instrumenteve të vlerësimit e menaxhimit të riskut dhe ndërveprimi për të dënuarit në prag lirimi mbetet prioriteti maksimal në konsolidimin e praktikave të mira dhe parandalimin e recidivizmit”– kanë qënë disa nga fjalët e z. Meidani në fjalimin e mbajtur në seminarin e nivelit të lartë me temë: Rehabilitimi dhe riintegrimi i të dënuarve për veprat penale të terrorizmit, mbajtur në datat 21 dhe 22 Shkurt 2023, në Sofie, Bullgari nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Ekzekutimit të Dënimeve të Bullgarisë, IPS Portugali dhe Kolegjit Universitar të Shërbimit Korrektues Norvegjez, në kuadër të projektit HOPE.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të drejtësisë penale, aktorë të shoqërisë civile, ekspertë, akademikë etj. Seminari u përshëndet nga Ministri bullgar i Drejtësisë, z. Krum Zarkov, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Bullgarisë, z. Ivaylo Yordanov, z. Torben Adams, përfaqësues i Zyrës për Krime dhe Narkotikë të Kombeve të Bashkuara, z. David Hensen, Kolegji Universitar i Norvegjisë për Shërbimin Korrektues etj.

Vlerësimi i rrezikut nga radikalizmi dhe trajtimi holistik për parandalimin e tij kanë qënë pjesë e diskutimeve të trajtuara në këtë organizim. “Mos bëni gabim, terrorizmi është vetëm faza e fundit në një rrugë të gjatë të nxitjes ideologjike në zonat ku ekstremizmi lejohet të rritet dhe të përhapet”- është shprehur z. Meidani, duke i vënë rëndësi të gjithë procesit i cili sjell pikërisht lulëzimin e kësaj faze të fundit: Terrorrizmit. Ajo çfarë vjen si detyrë emergjente është pikërisht përpjekja dhe trajtimi sa më i hershëm i sinjaleve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

“Unë besoj se këto përpjekje, tani më shumë se kurrë, duhet të përfshijnë plane dhe strategji afatgjata për të adresuar në mënyrë efektive veçanërisht rrënjët e ekstremizmit dhe format e mundshme të ardhshme. Në të vërtetë, ne mund të kishim qenë efektiv deri më tani në reduktimin e ndjeshëm të aftësive të organizatave të mëdha terroriste për të planifikuar dhe kryer sulme në disa vende”, shtoi më tej ai.

Një tjetër temë e trajtuar në seminar ishte: “Perspektivat dhe sfidat në Ballkan dhe rajonin e Evropës Lindore dhe Jugore, si dhe vlerësimi i nevojave të aktorëve lokalë të këtyre vendeve”. “Ne jemi sot, për të siguruar që aktorët e përfshirë të kuptojnë se ligji dhe rendi nuk mund të vendoset, apo dhe siguria e qytetarëve dhe e shtetit nuk mund të ruhet pa kontributin e sistemit korrektues së bashku me policinë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, por edhe aktorëve të tjerë joshtetërore që veprojnë në lidhje me sistemet funksionale të drejtësisë penale. Sistemet korrektuese funksionale janë një parakusht për përpjekjet për trajtimin e ekstremizmit” ka vazhduar në fjalimin e tij Drejtori i qendrës CVE, z. Meidani.

Roli vendimtar i shoqërisë civile në rehabilitimin dhe riintegrimin e ekstremistëve të dhunshëm dhe terroristëve, ishte pikë tjetër diskutimi në seminar. “Rritja e pabarazive sociale dhe rritja e

ngadaltë ekonomike ka të ngjarë të përkeqësojnë më tej dobësitë, zhgënjimin dhe mosbesimin e njerëzve. Prandaj, ndodh prirja e tyre ndaj radikalizimit”.

“Ekstremizmi në burgje”, ka vazhduar ai më tej duke përfshirë edhe rastin e Shqipërisë, – “ka evoluar po aq sa dhe ka marrë forma dhe aftësi të reja. Ideologjitë, tendencat, mjetet dhe modelet e radikalizimit vazhdimisht evoluojnë dhe zgjerohen, prandaj përgjigjet duhet të përshtaten. Shumë pak vëmendje i është kushtuar në të kaluarën në vendin tonë idesë për të punuar me ekstremistët e dhunshëm për t’i shkëputur ata nga dhuna, me përjashtim ndoshta me mjetet tradicionale të forcës fizike apo burgosjes. Këto të fundit kanë qenë jo të efektshme, por edhe të dëmshme duke krijuar atë që z. Meidani e ka quajtur “ekosistem receptiv ndaj radikalizmit në burgje”.

Konferenca preku dhe sfidat rajonale ku ndër të tjera menaxhimi i të burgosurve terroristë dhe ekstremistë duhet të njihet si një detyrë e vështirë në burgje. Në shumicën e vendeve, shkelës të tillë janë relativisht të rrallë, por me rritjen e tyre, ata madje mund të minojnë efektivitetin dhe sigurinë e sistemit të burgjeve.

Pas diskutimeve në dy ditët e seminarit, pjesëmarrësit mbrojtën fuqimisht idenë se diskutimet duhet të përqëndrohen në mundësitë e adoptimit të një qasjeje me angazhimin multilateral të shumë agjencive që synojnë forcimin e të gjithë komponentëve kyç të menaxhimit të burgjeve. Strategjitë dhe veprimet e zbatimit të shoqëruara me politikat dhe programet jo-ndëshkuese kundër radikalizimit dhe deradikalizimit që përfshijnë angazhimin dhe punën me programet e rehabilitimit të burgjeve për të siguruar zbatimin efektiv dhe qëndrueshmërinë e masave të lidhura me to, duhet parë si një domosdoshmëri.

“Për të mposhtur terrorizmin e së nesërmes, ne duhet të trajtojmë shtytësit afatgjatë, themelorë që mundësojnë rritjen dhe përhapjen e ekstremizmit sot. Misioni ynë sot është të hulumtojmë dhe të ofrojmë zgjidhje të reja, domethënëse dhe rigoroze të integruara”, ka përfunduar Meidani në përmbyllje të seminarit.