Departamenti i Kërcënimeve Transnacionale të OSBE-së prezantoi botimin e OSBE-së “Roli i shoqërisë civile në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm që çon në terrorizëm: një fokus në Evropën Juglindore” në Tiranë, Shqipëri.
Koordinatori Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm / Drejtor i Qendrës CVE, z. Agron Sojati mori pjesë në një veprimtari rajonale për mbështetjen e rolit të shoqërisë civile në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, që u mbajt në Tiranë në datat 17-18 tetor 2018, organizuar nga Njësia për Veprimin ndaj Terrorizmit në Sekretariatin e OSBE-së.