Publisher: Cve.gov.al 09/12/2021
Publisher: Cve.gov.al 09/12/2021
Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi, u ftua të jepte kontributin e saj në emër të Shqipërisë në punimet që u mbajtën në qytetin e Podgoricës në kuadër të Platformës Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Malit të Zi. Kjo iniciativë u realizua nga Ministria e Brendshme e Malit të zi, të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.
Znj. Dervishi prezantoi arritjet dhe gjendjen aktuale lidhur me këtë fenomen në Shqipëri si dhe theksoi se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-institucional dhe marrëdhënia midis pushtetit qendror dhe atij vendor, në ndërveprimin me organizatat e shoqërisë civile të cilat mbështesin proceset e rehabilitimit dhe ri-integrimit të të kthyerve në nivel vendor. Gjithashtu, Drejtori i Qendrës CVE theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave më të mira duke theksuar tek ndërtimi i një strategjie komunikimi të përbashkët për të luftuar këtë fenomen në një shoqëri të polarizuar.
Të pranishmit e ftuar nga rajoni theksuan se në luftën kundër këtij fenomeni nevojitet më shumë mbështetje nga qeveritë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme kundrejt tij.