Publisher: Cve.gov.al 03/12/2021
Publisher: Cve.gov.al 03/12/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi dha kontributin e saj në workshop-in e organizuar nga Rrjeti i Ndërgjegjësimit për Radikalizmin (RAN) për “Komunikimi Strategjik mbi LHT-të dhe familjarët e tyre të kthyer në Ballkanin Perëndimor”, ku morën pjesë përfaqësues në nivel politikëbërës nga Ballkani Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të BE-së, të cilët diskutuan për organizimin dhe strukturimin e komunikimit strategjik për kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe familjet e tyre në Ballkanin Perëndimor.
Drejtori i Qendrës CVE evidentoi punën dhe qasjen e Qendrës CVE në lidhje me komunikimin strategjik dhe koordinimin e daljeve publike në dy nivelet, politik dhe teknik. Znj. Dervishi u ndal në fokusin dhe misionin e Qendrës CVE në parandalimin dhe kundërshtimin e fenomenit, si dhe në angazhimin e rregullt me komunitetet, nivelin politik-bërës dhe aktorët e vijës së parë në përcaktimin e politikave dhe zbatimin e aktiviteteve në kundërshtimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Gjatë zhvillimit të workshop-it u shqyrtuan sfidat me të cilat janë ballafaquar shtetet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me komunikimin strategjik për të kthyerit dhe se si do të bëhet tejkalimi i këtyre sfidave, duke përfshirë aktorë të ndryshëm dhe agjenci.