Drejtori i Qendrës CVE mirëpret delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga kreu i organizatës Hedayah

Qeveria shqiptare finalizon operacionin e tretë të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga kampet Al-Hawl dhe Roj në Sirinë Veriore.
01/08/2021
Qendra CVE kontribuoi në seminarin “Vlerësimi i riskut dhe zvogëlimi i tij”, organizuar nga GCERF
12/08/2021

Drejtori i Qendrës CVE mirëpret delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga kreu i organizatës Hedayah

Drejtori i Qendrës CVE mirëpret delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga kreu i organizatës Hedayah

Publisher: Cve.gov.al            10/08/2021

Drejtori i Qendrës Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, mirëpriti, delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga SH.T.Z Dr. Ali Rashed Al Nuaimi, kryetar i  Qendrës Ndërkombëtare të Përsosmërisë për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Hedayah. Hedayah është organizata kryesore ndërkombëtare e përkushtuar për të përdorur ekspertizën dhe përvojat e saj për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha format e tij dhe është një partner kyç i Qendrës CVE.

Gjatë takimit u diskutuan iniciativat dhe arritjet e institucioneve qeveritare shqiptare në kuadër të parandalimit të fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit, programet e rehabilitimit dhe ri-integrimit, si dhe bashkëpunimi me komunitetet fetare përmes Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Delegacioni përcolli konsideratat e tij drejt palës shqiptare për të gjitha rezultatet e arritura përmes punës së Qendrës CVE, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe bashkëpunimit mes Qendrës CVE dhe organizatës Hedayah .

Në ditët e vizitës së këtij delegacioni në Shqipëri, Drejtori i Qendrës CVE ndërmjetësoi takimin e tyre me kreun e Komitetit Musliman Shqiptar (KMSH) si dhe me Kreun e Këshillit Ndërfetar Shqiptar (KNFSH). Znj. Dervishi, e shoqëroi delegacionin në takimin me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim evidentimin e bashkëpunimit në fushën e edukim-kërkimit dhe në iniciativa të mundshme mbi rininë.