Publisher: Cve.gov.al 19/08/2021
Publisher: Cve.gov.al 19/08/2021
Drejtori i Qendrës CVE së bashku me stafin e Qendrës ishin të ftuar në ceremoninë e organizuar me rastin e ditës së Ashures nga Kryegjyshi Botëror i Bektashijve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. H.D. Brahimaj në të njëjtën kohë po përcjell vlerat më të mira të harmonisë fetare që mbart shoqëria shqiptare duke kryer njëkohësisht edhe funksionin e Kreut të Këshillit Ndërfetar Shqiptar.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin qindra besimtarë dhe dashamirës të bektashizmit, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe institucioneve diplomatike si dhe, personalitete të fushave të ndryshme.
Urimet e përcjella nga drejtori i Qendrës CVE znj. Lejdi Dervishi, erdhën në këtë ditë që konsiderohet si simbol i prosperitetit dhe unitetit si një mesazh paqeje, dashurie dhe vëllazërie për shoqërinë.