Drejtori i Qendrës CVE mori pjesë në ceremoninë e organizuar pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e ditës së Ashures

Qendra CVE kontribuoi në seminarin “Vlerësimi i riskut dhe zvogëlimi i tij”, organizuar nga GCERF
12/08/2021
Qendra CVE përfundoi fazën e dytë të trajnimit të metodologjisë MoviEQ për 10 (dhjetë) facilitatorë nga institucione të ndryshme të linjës.
23/08/2021

Drejtori i Qendrës CVE mori pjesë në ceremoninë e organizuar pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e ditës së Ashures

Drejtori i Qendrës CVE mori pjesë në ceremoninë e organizuar pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e ditës së Ashures

Publisher: Cve.gov.al            19/08/2021

Drejtori i Qendrës CVE së bashku me stafin e Qendrës ishin të ftuar në ceremoninë e organizuar me rastin e ditës së Ashures nga Kryegjyshi Botëror i Bektashijve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. H.D. Brahimaj në të njëjtën kohë po përcjell vlerat më të mira të harmonisë fetare që mbart shoqëria shqiptare duke kryer njëkohësisht edhe funksionin e Kreut të Këshillit Ndërfetar Shqiptar.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin qindra besimtarë dhe dashamirës të bektashizmit, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe institucioneve diplomatike si dhe, personalitete të fushave të ndryshme.

Urimet e përcjella nga drejtori i Qendrës CVE znj. Lejdi Dervishi, erdhën në këtë ditë që konsiderohet si simbol i prosperitetit dhe unitetit si një mesazh paqeje, dashurie dhe vëllazërie për shoqërinë.