Publisher: Cve.gov.al 14/02/2022
Publisher: Cve.gov.al 14/02/2022
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj.Lejdi Dervishi, zhvilloi takim me Koordinatorin Rajonal të Ambasadës Hollandeze për Kundërshtimin e Terrorizmit dhe përfaqësues të Ambasadës Hollandeze në Shqipëri. Gjatë takimit u disktua mbi ecurinë e procesit të hartimit të Strategjisë së re Kombëtare për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Radiakalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, si dhe Planin e Veprimit për periudhën 2022-2026.
Gjithashtu, u diskutua mbi bashkëpunimin e Qendrës CVE me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri që po implementojnë projekte me fokus ri-integrimin e individëve të rikthyer nga zonat e konfliktit në komunitet, me mbështetjen financiare të Fondin Global të Angazhimit dhe Reziliencës së Komunitetit (GCERF).