Publisher: Cve.gov.al 30/06/2021
Publisher: Cve.gov.al 30/06/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm zhvilloi një takim me Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtorin e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i nevojave të strukturave vendore për evidentimin dhe parandalimin e personave me prirje radikale apo ekstremistë të dhunshëm, të cilët mund të hyjnë në vend përmes flukseve migratore apo si azilkërkues të mundshëm.
Në takimet që u zhvilluan në Gjirokastër, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit dhe Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, morën pjesë edhe drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe përfaqësues të policimit në komunitet në Drejtorinë e Rendit dhe Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Brendshme.