Publisher: Cve.gov.al 25/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 25/05/2021
Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi si dhe dy përfaqësues të tjerë nga Qendra morën pjesë në dialogun virtual dy ditor të organizuar nga Zyra e OKB-së Kundër Terrorizmit dhe Misioni i OKB-së në Spanjë, me temë: “Dialog me partnerët e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile për të ndërtuar një paradigmë më të mirë për parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit”.
Ky dialog virtual u zhvillua në dy sesione kryesore ku u theksua rëndësia e respektimit të të drejtave të njeriut gjatë përpjekjeve kundër terrorizmit, dhe roli i shoqërisë civile në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit/respektimi i të drejtave të viktimave të terrorizmit.
Gjatë sesionit të dytë u prezantua për herë të parë një dokumentar për gratë viktima të terrorizmit në Spanjë, ku u theksua rëndësia e mundësisë për të drejta të barabarta dhe për mbajtjen në konsideratë të nevojave të viktimave gra dhe vajza.