Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm takoi Koordinatorin Kombëtar të Malit të Zi me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ekzistues mes palëve respektive

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm përfundoi trajnimin me aktorët e vijës së parë për menaxhimin e rasteve gjatë procesit të ri-integrimit në komunitet të fëmijëve dhe familjeve të prekura nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm
06/05/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm takoi zv. Ambasadorin e Italisë në Shqipëri me qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara për kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm
07/05/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm takoi Koordinatorin Kombëtar të Malit të Zi me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ekzistues mes palëve respektive

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm takoi Koordinatorin Kombëtar të Malit të Zi me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ekzistues mes palëve respektive

Publisher: Cve.gov.al            07/05/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi priti në takim Koordinatorin Kombëtar të Malit të Zi, z. Rade Milošević, njëherazi edhe Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi.

Takimi u fokusua në shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave ndërmjet dy palëve. Qëllimi i takimit ishte njohja me aktivitetin e Qendrës por edhe me funksionimin e saj në kuadër të rolit koordinues me institucionet qendrore dhe vendore por gjithashtu edhe me organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësitë e huaja diplomatike. Shqipëria ishte ndalesa e parë e z. Milošević në rajon ku theksoi se mënyra e organizimit të Qendrës CVE dallon në të gjithë rajonin përfshirë këtu edhe fushë-veprimin e saj të gjerë.

Gjatë takimit, znj. Dervishi prezantoi arritjet e deritanishme të Qendrës CVE mbi procesin e rehabilitimit dhe ri-integrimit të shtetasve shqiptarë të riatdhesuar nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.

Të dyja palët u fokusuan tek bashkëpunimi i mëtejshëm në kuadër të trajnimeve dhe konferencave të përbashkëta, me qëllim shkëmbimin e informacioneve për mbarëvajtjen e punës.