Publisher: Cve.gov.al 07/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 07/05/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, zhvilloi një takim me zv. Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, z. Alberto Petrangeli, ku u fol mbi format e ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet palëve. Diskutimi mbi bashkëpunimin u fokusua në fushën e edukimit dhe aftësimit profesional për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, i vlefshëm për punësimin e tyre me qëllim ngritjen e nivelin përkatës, pasi faktorët socio-ekonomik kanë qenë faktorë shtytës për radikalizimin ose largimin e tyre nga këto territore.
Të dyja palët dakordësuan me njëra-tjetrën për zhvillimin e aktiviteteve kulturore-edukative me Kooperacionin Italian në Shqipëri (AICS), me qëllim promovimin e konceptit të Partneritetit Publik-Privat me fokus kundërshtimin e këtyre fenomeneve.
Gjithashtu, gjatë takimit u ra dakord edhe për vazhdimin e marrëdhënies së bashkëpunimit dy palësh për kundërshtimin e radikalizmit në burgje, duke rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetet e aktorëve të vijës së parë në këtë sistem.