Drejtori i QKEDH dhe Koordinatori Kombëtar Kunder Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Z. Denion Meidani, vizitë zyrtare në Qeverinë e Maqëdonisë së Veriut.

Takimi i Grupit Mbështetës për Iniciativën Kundër Terrorizmit në Shtyllën 1 të Ballkanit Perëndimor (WBCTi)
12/10/2022
“Thellim i bashkëpunimin”, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës pret delegacionin shqiptar të Kryesuar nga Zv. Ministri Kuko.
03/11/2022

Drejtori i QKEDH dhe Koordinatori Kombëtar Kunder Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Z. Denion Meidani, vizitë zyrtare në Qeverinë e Maqëdonisë së Veriut.

Drejtori i QKEDH dhe Koordinatori Kombëtar Kunder Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Z. Denion Meidani, vizitë zyrtare në Qeverinë e Maqëdonisë së Veriut.

Publisher: Cve.gov.al            01/11/2022

Me mbështjetje të UN IOM Shqipëri, Qendra e Koordinimit Kundër Ektremizmit të Dhunshëm zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Në këtë vizitë, Z. Meidani u prit nga homologu i tij. Z. Zlatko Apostoloski në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Ektremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizimit në Maqedoninë e Veriut, dy Zv. Koordinatorët Kombëtar Z. Xheladin Ajvazi dhe Z. Zlatko Arsov, Znj. Natasha Vidova, përfaqësuese e UN IOM Skopje si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut të përfshirë në këtë fushë.

Qëllimi i vizitës ishte rritja e bashkëpunimit bilateral dhe rajonal në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, ektremizmit të dhunshëm dhe çdo lloj veprimtarie të lidhur me të.

Gjatë vizitës, Z. Meidani në cilësinë e Drrejtorit të Qendrës së Koordinimit Kundër Ektremizmit të Dhunshëm njëkohësisht dhe Koordinator Kombëtar, shoqërohej nga Shefi i Sektorit për çështjet e shoqërisë civile dhe sigurisë pranë QKEDH Z. Ermal Jauri dhe Znj. Alketa Gaxha përfaqësuese e UN IOM Shqipëri.

Gjatë vizitës, delegacioni Shqiptar i kryesuar nga Z. Meidani u takua dhe diskutoi çështje me rendësi të veçantë për sigurinë e të dy vendeve në fjalë dhe atyre rajonale.

Z. Meidani u njoh nga afër me reformat dhe iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut në Institucionet e vuajtjes së dënimit, prezantim I cili u bë nga Znj. Hristina Bozinovska, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve. Në këtë pikë, Z. Meidani pasi përgëzoi Znj. Bozinovska dhe punën që institucioni që ajo drejton ka bërë, solli shëmbullin e bashkëpunimit të shkqëlqyer që Shqipria ka me Republikën e Kosovës dhe konkretisht ngritja e sistemit digjital të menaxhimit të dhënave në sistemet e vuajtjes së dënimit, projekt ky i financuar nga IOM, për të cilin sugjeroi që dhe Maqedonia e Veriut të implementojë një system të tillë si dhe ngitjen e një sistemi rajonal për shkëmbimin e informacionit për këtë qëllim.

Më tej, Z. Meidani dhe delegacioni Shqiptar, u njohën me reformat dhe nismat që Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriu ka bërë në luftën kundër ektremimizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga Drejtori i Deprtamentit për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Terrorizmit dhe Radikalizimit, Z. Dragan Simonovski.

 

Gjithashtu, një pikë tjetër e diskutimt gjatë kësaj vizite ishte dhe bashkëpunimi ndërinstitucional dhe lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit si dhe progrosi i bërë nga ky institucion në Maqedoninë e Veriut. Z. Meidani u njoh me zhvillimet e fundit në këtë drejtim nga

nga Znj. Aneta Gjorceska, Drejtor i Departamentit të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të Maqedonisë së Veriut.

Në mbyllje të takimeve, Z. Meidani garantoi homologun e tija Z. Apostoloski për vazhdimin dhe përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ektremmizmit të dhunshëm. Nga ana e tij, Z. Apostoloski, falënderoi dhe përgëzoi Z. Meidani për inciativën rajonale të propozuar në konferencën e Sarajevës më herët për konceptimin e një doktrine të përbashkët rajonale për luftën kundër terrorizmit si dhe konceptit të ri të “Fusion Centër” të propozuar për Qëndrën e Koordinimit Kundër Ektremizmit të Dhunshëm në Shqipëri si një shembull i mirë për tu ndjekur nga rajoni.

Delegacioni Shqiptar, pas mbylljes së takimeve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, vijoi me takimet me organizatat ndërkombetare dhe partnerët e tjerë në Shkup dhe rajon.