Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm vazhdon ndërgjegjësimin e të rinjve në proces mbikëqyrjeje të Shërbimit të Provës në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit të Ministrisë së Drejtësisë për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Sesioni i fundit për këtë vit, në kuadër të projektit të OSBE-së, është zhvilluar në qytetin e Shkodrës. Më parë janë zhvilluar pesë sesione të tilla me të rinjtë që janë në proces mbikëqyerjeje të Shërbimit të Provës në qytetet: Tiranë, Korcë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Sesionet synonin informimin e të pranishmëve lidhur me vlerat dhe rëndësinë e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar për promovimin e respektit ndaj diversitetit, faktorët që ndikojnë ekstremizmin e dhunshëm, si dhe ndikimin që kanë rrjetet sociale për nxitje të këtij fenomeni. Sesionet u zhvilluan në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, specifikisht, në bashkëpunim me Shërbimin e Provës, me mbështetjen e OSBE-së.