Fakulteti i Drejtësisë dhe Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, gati të ndryshojnë konceptet e luftës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri

Drejtori i CVE, Meidani në takimin rajonal për “Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Rritjen e Ndërgjegjësimit te të Rinjtë”
27/10/2023
“Fuqizimi i kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit”
17/11/2023

Fakulteti i Drejtësisë dhe Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, gati të ndryshojnë konceptet e luftës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri

Fakulteti i Drejtësisë dhe Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, gati të ndryshojnë konceptet e luftës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri

Publisher: Cve.gov.al 07/11/2023

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës dhe Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) janë gati të ndryshojnë konceptet e luftës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri.

Këto dy institucione nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që synon “Parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri.

Në eventin e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë përfaqësues të trupit akademik të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës dhe përfaqësues të Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga dy titullarët e Institucioneve, përkatësisht Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Denion Meidani si dhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Ass. Dorina Hoxha.

Gjatë këtij eventi, Hoxha shprehu gatishmërinë e institucionit që ajo drejton për të kontribuar në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në vend. Ajo theksoi se Fakulteti i Drejtësisë është i pajisur me kapacitetin dhe ekspertizën e nevojshme për t’u përballur me sfidat e këtij fenomeni të rëndësishëm dhe tepër delikat për t’u trajtuar. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, ajo pranoi ftesën e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm për të kthyer fakultetin në një burim të rëndësishëm të ekspertizës juridike për formulimin e legjislacionit dhe akteve normative për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin të dhunshëm në vend duke mbështetur kështu jo vetëm Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm por të gjithë institucionet e përfshira në këtë front.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar, të dy institucionet dakordësuan për të bashkëpunuar në ofrimin e mundësive për studentët e Fakultetit të Drejtësisë për të zhvilluar praktikat/stazhet mësimore pranë Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshēm, si dhe bashkëpunimin nëpërmjet Qendrës së Kriminalistikës të këtij fakulteti për realizimin e kërkimeve shkencore në fushën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në vendin tonë.

Nga ana tjetër, Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Meidani shprehu gatishmërinë për të identifikuar mundësitë dhe thelluar më tej bashkëpunimin mes dy institucioneve si dhe theksoi që mbështet çdo iniciativë që do të ndihmojë në parandalimin e radikalizmit dhe në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri.

Ky bashkëpunim i rëndësishëm është vetëm një nga iniciativat që Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka ndërmarrë në përpjekjen e saj për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe për të kontribuar në realizimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit 2023–2025 dhe Planet e Veprimit 2023-2025. Kjo marrëveshje dhe çdo iniciative e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në parandalimin dhe kundërshtimin e këtij fenomeni, janë hapa të qëndrueshëm drejt një shoqërie të sigurt dhe tregon qasjen gjithëpërfshirëse për të bërë ndryshime thelbësore në rritjen e sigurisë në shoqërinë shqiptare.