Publisher: Cve.gov.al 04/11/2024
Publisher: Cve.gov.al 04/11/2024
Drejtori i qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Znj.Lejdi Dervishi zhvilloi një takim në Bashkinë Vlorë për të prezantuar programin “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të Mbështetur Procesin e Rehabilitimit dhe Riintegrimit në Shqipëri” i cili sapo ka nisur te zbatohet. Si një nga pesë Bashkitë e synuara, Vlora do të përfitojë nga kjo nismë e cila synon të rrisë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e komunitetit.
Ky program do të zbatohet nga Nisma për Ndryshim Shoqëror (ARSIS) në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), nën koordinimin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me mbështetje financiare nga Fondi Global per Angazhimin dhe Rezistencën e Komunitetit (GCERF).
Gjatë takimit u prezantuan strategjitë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë angazhimin e të rinjve, liderëve fetarë, gazetarëve, shkollave, njësive administrative dhe anëtarëve të komunitet.
.