Intervistë/Koordinatori Sojati: Shqipëria aktive në Koalicionin global kundër terrorit, Strategjia kombëtare është histori suksesi

Qendra CVE mori pjesë në një trajnim për një studim kërkimor në Ballkanin Perëndimor mbi fenomenin e Ekstremizmit të Dhunshëm
06/09/2019
Qendra kundër ekstremizmit të dhunshëm trajnon organizatat e shoqërise civile në Korçë.
11/09/2019

Intervistë/Koordinatori Sojati: Shqipëria aktive në Koalicionin global kundër terrorit, Strategjia kombëtare është histori suksesi

Qendra Kundër Ekstremizmit të dhunshëm ka nisur një tur kombëtar në 61 bashkitë në vend për forcimin e kapaciteteve ndërgjegjësuese dhe parandaluese kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të akteve terroriste, kur dihet tashmë që Shqip ria sht  nj  realitet konkret me kapacitete nd rgjegjesuese dhe parandaluese në këtë luftë.

Gjatë këtij turi kombëtar që synon forcimin e këshillave vendore të sigurisë dhe realizimin e investimeve serioze në mekanizmat referues, Koordinatori Kombëtar në intervistën dhënë për Gazetën Shqiptare shprehet se Shqipëria është aktive në koalicionin global kundër terrorit dhe se tashmë, Strategjia Kombëtare e Qeverisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm është një histori suksesi.

Gjatë intervistës, Koordinatori Kombëtar shpjegon se duke synuar një rol aktiv të shkollës dhe institucioneve fetare për t’u përballur me propagandën radikalizuese dhe ekstremiste, Shqipëria është anëtarë aktive dhe partnere e respektuar në koalicionin kundër ekstremizmit të dhunshëm që prej vitit 2018. Në këtë kuadër, CVE po ndihmon p rmes projektve komunitetet në mbarë vendin duke trajnuar deri tani 28 mijë mësues, mbi 2 mijë policë, psikologë dhe punonjës socialë të konsideruar si të vijës së parë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon në terrorizëm

Koordinatori Kombëtar thekson se bashkëpunimi në çdo dimension që ka në fokus luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm konsiston në zhvillimin e aktorëve të ndryshëm dhe në promovimin e vlerave të tolerancës dhe harmonisë fetare, sundimit të ligjit dhe demokracisë.

LINK: http:/www.gsh.al/2019/09/11/sojati-shqiperia-aktive-ne-koalicionin-global-kunder-terrorit

View Follow Follow Follow