Konferenca Globale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Drejtori i Qendrës CVE kontribut në seminarin “Identifikimi i nevojave, sfidave dhe zgjidhjeve për menaxhimin pas daljes nga burgu dhe bashkëpunimi ndër-institucional në fushën e deradikalizimit, ri-integrimit dhe rehabilitimit të dënuarve të ekstremizmit të dhunshëm”.
25/05/2022
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
29/06/2022

Konferenca Globale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Konferenca Globale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Publisher: Cve.gov.al            22/06/2022

“Rehabilitimi dhe Riintegrimi janë thelbësor në përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.” Kjo ishte fjala kryesore e të gjithë panelistëve të Konferencës Globale mbi Ekstremizmin e Dhunshëm, e cila u mbajt në Tiranë.

Rehabilitimi dhe Riintegrimi për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Mbahet në Tiranë, konferenca e nivelit të lartë, ku morën pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme të botës. Në realizimin e këtij eventi kaq të rëndësishëm në luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, pati një bashkëpunim të ngushtë midis Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Ministrisë së Brendshme, Qeverisë Shqiptare, Bashkimit Evropian dhe Fondit Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (GCERF).

Konferenca Globale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u fokusua mbi nevojën për të rehabilituar dhe riintegruar të kthyerit nga ish-zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, se bashku me familjarët e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Z. Bledar Çuçi, vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në parandalimin e radikalizimit.

Ministri i Brendshëm përmendi operacionin e katërt të finalizuar me sukses, pak javë më parë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e luftës në Siri. Ai tha se kjo është një punë që do të vijojë, ndërsa evidentoi faktin si riintegrimi i këtyre shtetasve kryhet sipas një modeli tashmë të konsoliduar pranë një strukture të specializuar “Qendër Pritëse” e ngritur enkas me VKM.

“Përdorimi i një qasje gjithëpërfshirëse qeveritare na lejon të themi qartë se që në momentin e parë Ministria e Brendshme dhe Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm shënuan një rezultat të suksesshëm dhe kanë harmonizuar veprimin dhe koordinimin e tyre për proceset e ardhshme të rehabilitimit dhe riintegrimit.”, u shpreh ministri Çuçi.

Më tej ai vuri në dukje faktin se Shqipëria me Qendrën CVE, cilësohet si model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Kryetari i Bordit Drejtues të GCERF, Z. Stefano Manservisi, në fjalimin e tij, përmendi se qeveritë duhet të mësojnë nga përvojat e vendeve të tjera, të cilat janë të përfshira në procesin kompleks të riintegrimit të qytetarëve nga zonat e luftës, siç janë Siria dhe Iraku.

Më tej, Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE), Znj. Lejdi Dervishi në fjalimin e saj theksoi:

Që kur Shqipëria iu bashkua luftës Globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ne kemi marrë shumë seriozisht rolin dhe përgjegjësitë tona. Së pari, duke përmirësuar organin tonë legjislativ kombëtar, duke miratuar dhe zbatuar kuadrin strategjik kombëtar për terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe së fundi duke kryer riatdhesime delikate dhe sfiduese të shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Angazhimi ynë është i pandërprerë për garantimin e një mjedis të sigurt dhe të lulëzuar për të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht pikëpamjeve dhe besimeve të tyre. Është me të vërtetë një detyrë sfiduese, megjithatëkemi treguar përkushtim të qëndrueshëm në këtë drejtim.”

Bashkimi Evropian përshëndeti gjithashtu punën e GCERF dhe Shqipërisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në rajon.

BE ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e GCERF dhe ne mirëpresim punën e GCERF në rajonin e Ballkanit Perëndimor theksoi Z. Maciej Popowski.

Në konferencë u diskutuan sfidat, mundësitë dhe zgjidhjet për rehabilitim dhe riintegrim efektiv në Ballkanin Perëndimor, Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Qendrore.