Koordinatori Kombëtar, z.Sojati dhe Koordinatorja për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit znj.Buci zhvilluan një takim me nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” për të diskutuar rreth problematikave aktuale globale. Nën sloganin “ Të mësosh për njerëzit, begatinë e planetit dhe paqen” ata morën informacion mbi situatën aktuale të ekstremizmit të dhunshëm edhe mbi qasjen që duhet të kenë me familjen dhe shkollën për ndarjen e problemeve duke sfiduar urrejtjen dhe negativitetin përmës dijes. Ndër të tjera, të rinjtë pjesëmarrës mësuan rreth bashkëjetesës fetare si dhe rrugën që është përshkuar për të arritur në këtë harmoni fetare ndër vite.