Lidhja midis dezinformimit dhe ekstremizmit në Ballkanin Perëndimor: QKEDH mori pjesë në aktivitetin rajonal.

QKEDH mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë të Këshilli i Evropës mbi Radikalizimin e të Rinjve dhe P/CVE
26/05/2026
E ardhmja e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në mbledhjen e 24-të e Bordit Drejtues të Fondit Global për Angazhimin e Komuniteteve dhe Reziliencën (GCERF)
03/06/2026

Lidhja midis dezinformimit dhe ekstremizmit në Ballkanin Perëndimor: QKEDH mori pjesë në aktivitetin rajonal.

Përfaqësues nga Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) dhe Policia e Shtetit morën pjesë në një aktivitet rajonal dyditor të zhvilluar në Sarajevë, në datat 01–02 qershor 2026, i organizuar nga EU Knowledge Hub on Prevention of Radicalization (EU-KH), në kuadër të një takimi Ad-Hoc mbi lidhjen midis dezinformimit dhe ekstremizmit në Ballkanin Perëndimor.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucionet e sigurisë, komuniteti i gazetarëve dhe ekspertë të fushës nga vendet e rajonit. Diskutimet u përqendruan në adresimin e dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe fenomenit të manipulimit të informacionit nga aktorë të huaj (FIMI), duke theksuar rolin e tyre si faktorë që mund të nxisin radikalizimin dhe ekstremizmin.

Pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe praktikat më të mira, duke nënvizuar nevojën për një qasje të koordinuar institucionale, analiza të mirëfillta të riskut dhe ndërhyrje të hershme për mbrojtjen e grupeve më të ekspozuara. Gjithashtu, u evidentua dimensioni ndërkufitar i dezinformimit dhe roli i teknologjisë në përhapjen e tij.

Takimi u vlerësua si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e strategjive të përbashkëta në parandalimin e radikalizimit.