Lufta kundër terrorizmit, zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko, takohet me delegacionin amerikan të Departamentit të Drejtësisë

Certifikohen Oficerët e Sigurisë në Shkolla për Parandalimin e Ektremizmit të Dhunshëm
29/12/2022
“GCERF” vijon mbështetjen e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në trajtimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit
26/01/2023

Lufta kundër terrorizmit, zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko, takohet me delegacionin amerikan të Departamentit të Drejtësisë

Lufta kundër terrorizmit, zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko, takohet me delegacionin amerikan të Departamentit të Drejtësisë

Publisher: Cve.gov.al            20/01/2023

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko ka zhvilluar ditën e premte një takim me një delegacion amerikan të Departamentit të Drejtësisë

Pata kënaqësinë që bashkë me Drejtorin e Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm Denion Meidani, të prisja delegacionin e lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga Zëvendës Drejtori i përgjithshëm i ICITAP Z. Arturo Venegas, Asistent Drejtori i ICITAP për Europën dhe Azinë z. Stephen Fields, Asistenti i ICITAP Atashuar Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm z. William Sage dhe përfaqësues të tjerë nga ICITAP, OPDAT dhe Ambasada Amerikane ne Tiranë.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndër të tjera rritja e bashkëpunimit të mëtejshëm mes Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Ministrisë së Brendshme dhe ICITAP në luftën e përbashkët kundër ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Falenderuam Z. Venegas dhe ekipin për ndihmën dhe mbështetjen që ICITAP ka dhënë përgjatë afro 20 viteve