I am text block. Click edit button to change this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
I am text block. Click edit button to change this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Publisher: Cve.gov.al 29/11/2023
Zv/Koordinatori CVE Ermal Jauri vizitë studimore në Qendrën Operacionale të Krimit Kibernetik në Milano
Në një vizitë studimore dy-ditore në Milano, një delegacion i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të Inteligjencës dhe Policisë së Shtetit, përfshirë anëtarë të Shërbimit Informativ të Shtetit, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, dhe oficerëve të Antiterrorit të Policisë së Shtetit, të udhëhequr nga Zëvendës Koordinatori Kombëtar për Ekstremizmin e Dhunshëm, Ermal Jauri, morën pjesë në një vizitë studimore në Milano, Itali ku u zhvilluan takime dhe diskutime të fokusuar në rolin kritik të komunikimit dixhital dhe analizës së mediave sociale në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit.
Vizita studimore dy ditore ishte me temën “Ndërmjet Komunikimit Strategjik dhe Gjuhës së Urrejtjes: Përdorimi dhe Ndikimi i Analizës së Mediave Sociale, e cila sipas programit të vizitës, u zhvillua në Universitetin Katolik të Milanos dhe në Qendrën Operacionale të Krimit Kibernetik të Policisë së Shtetit Italian. Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte të njohë delegacionin shqiptar me teknika dhe strategji të avancuara për zbulimin dhe trajtimin e përmbajtjes ekstremiste në internet.
Gjatë ditës së parë të vizitës në Universitetin Katolik të Milanos me fokus “Roli i Komunikimit Dixhital”, delegacioni u njoh me një sërë prezantimesh dhe diskutimesh në tryezë të rrumbullakët për këtë çështje. Ekspertë të sigurinë dixhitale përqendruan diskutimet në përdorimin e komunikimit dixhital në menaxhimin e sigurisë, duke u fokusuar veçanërisht në sfidat e gjuhës së urrejtjes dhe ndikimin e saj në ekstremizmin dhe konfliktet e ndryshme. Gjithashtu, një pikë e rëndësishme e kësaj vizite ishte eksplorimi i metodologjisë “ITSTIME”, që përfshin sigurinë dixhitale, teknikat e ndryshme të analizës (OSINT/SOCMINT HUMINT, data scraping, analiza e rrjeteve sociale, analiza e përmbajtjes, analiza gjeohapësinore) dhe ndikimin e tij në sferën kognitive.
Më tej, vizita vijoi me ditën e dytë me fokus “Qendra Operacionale e Krimit Kibernetik”, e cila ofroi për delegacionin njohuri praktike me këtë sektor të Policisë Italiane, duke treguar si zbulojnë përmbajtjen terroriste dhe gjuhën e urrejtjes në internet. Delegacioni vizitoi zyrat kryesore dhe Qendrës Operacionale të Krimit Kibernetik në Milano, duke fituar përvojë dhe ndarë praktikat më të mira të aspekteve operacionale të mbikëqyrjes dhe analizës dixhitale.
Vizita përfundoi me një tryezë të rrumbullakët, ku diskutimet theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të ekspertizës në trajtimin e sfidave globale të sigurisë. Gjatë diskutimeve, Zv.koordinatori Kombëtar për CVE, z. Jauri theksoi rëndësinë e saj, duke vënë në dukje se njohuritë e fituara dhe njohja me praktikat më të mira të fituara gjatë kësaj vizite, do të shërbejnë si udhërrëfyes në trajtimin e këtyre sfidave nga institucionet shqiptare të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dixhital dhe propagandës ekstremiste.
Ndërsa komunikimi dixhital vazhdon të evoluojë, pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në këtë vizitë studimore shënon një hap të rëndësishëm në forcimin kapaciteteve për trajtimin qasjes së fenomeneve të ndryshme të kërcënimeve dixhitale dhe ideologjive ekstremiste. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndarja e njohurive dhe praktikave më të mira, nënvizojnë angazhimin e autoriteteve shqiptare dhe italiane për të nxitur një mjedis dixhital më të sigurt, duke luftuar efektivisht gjuhën e urrejtjes dhe ekstremizmin në epokën dixhitale.