PERMBLEDHJE E SHKURTER MBI TEMATIKAT E TRAJTUARA:
Më datë 5 prill 2019 në Tiranë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Qendra Koordinuese Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm e Qeverisë shqiptare nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.
Ky Memorandum u nënshkrua në kuadër të projektit “Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm përmes zërave dhe iniciativave lokale në Ballkanin Perëndimor”. Ai gjen zbatim në një hark kohor që fillon nga shtatori i vitit 2018 deri në tetor 2020. Memorandumi do të kontribuojë në përfshirjen e të gjithë aktorëve që veprojnë në këtë fushë, duke synuar harmonizimin e aktiviteteve për të patur një bashkëpunim sa më efiçent në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.