NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
29/06/2022
Shpallje listën fituese për fazën e dytë.
30/06/2022

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Publisher: Cve.gov.al            30/06/2022

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Në mbështetje të ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, të Rregullores së Brendshme, të miratuar me Urdhrin nr. 59, datë 1.04.2022, të Kryeministrit për Miratimin e Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe Funksionimin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 737, datë 13.12.2017 “Për ngritjen e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH)”, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), shpall 1 pozicion të lirë pune si vijon:

 

Specialist në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit, në Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

 

Përshkrimi përgjithësues për pozicionin “Specialist” në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit, në Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Kategoria III-b është:

  • Sektori i Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit ka për qëllim të tij krijimin e kushteve të favorshme për studime e kërkime lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm për të kuptuar faktorët shtytës te këtij fenomeni si dhe ndërgjegjësimin e gjithë aktorëve të vijës së parë për parandalimin kundërshtim dhe rehabilitimin e individëve te prekur nga ky fenomen
  • Ky sektor ndërmerr, krijon dhe ndjek zbatimin e projekteve konkrete të lidhura edukimin në shkolla të nivelit para universitar dhe universitar lidhur me parandalimin kundërshtimin dhe ri-integrimin e rehabilitimin e fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit.

 Specialisti i sektorit të koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit kryen këto detyra funksionale:

 

  • Ndihmon sektorin për mbarëvajtjen e punës për koordinimin e zbatimit të Planit të     Veprimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
  • Ndihmon sektorin për mbarëvajtjen e punës për monitorimin e masave/aktiviteteve të Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
  • Ndihmon dhe mbështet sektorin ne tejçimin e trajnimeve të stafit mësimdhënës dhe parashkollor me çështjet që kanë të bëjnë me arsimimin në fushën e tolerancës, të harmonisë fetare dhe me çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
  • Mbështet, nxit dhe bashkërendon punën me kërkues, hulumtues të vendit për të krijuar, zhvilluar dhe përfunduar studime cilësore në fushën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
  • Monitoron publikime, studime dhe kërkime sipas kritereve të mirë përcaktuara në fazën e aplikimit, të lidhura me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm;
  • Siguron që gjetjet nga studimet të përkthehen në masa dhe veprime që targetojnë direkt dhe me efektshmëri problemin;
  • Ndihmon në zhvillime konferencash dhe takimesh të tjera në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar me fokus çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, për kërkues, hulumtues dhe   akademikë;
  • Ndihmon në koordinimin në fushën e Studim-Kërkimit, për kryerjen dhe publikimin e studimeve të përbashkëta për çështje të ekstremizmit të dhunshëm dhe anasjelltas;
  • Ofron modele që nxisin pjesëmarrjen e studentëve të arsimit të lartë në teza studimore  për çështje që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe përballimin e tij;
  • Në mbështetje të Shefit të Sektorit, ndihmon për krijim dhe mbarëvajtjen e Rrjetit të Edukimit dhe të Studim- Kërkimit në nivel kombëtar dhe mban kontakte të drejtpërdrejta me rrjete të ngjashme në rajon dhe më gjerë;
  • Raporton dhe përgjigjet direkt tek Titullari i Qendrës, i cili vendos mbi çështjet proceduralë të lidhura me veprimtarinë e njësisë; puna në këtë pozicion ndikon në veprimtarinë e njësisë përkatëse, gjithmonë dhe të aprovuara në parim dhe nga Titullari;
  • Ndërton, nxit, koordinon, menaxhon dhe bashkërendon punën me ekspertë të medias ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
  • Organizon agjendë të gjerë veprimtarish publike dhe mediatike në funksion të mesazheve të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale e fetare;
  • Koordinon punën me Sektorët e tjerë të Qendrës në lidhje me implementimin e publikimeve, studimeve dhe kërkimeve në fushën e radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe medias;
  • Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe veprimtarisë së institucionit.

 

 

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion, janë:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë integritet të lartë profesional e moral;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre/ kundërvajtje penale;
  • Të mos ketë masë disiplinore administrative në fuqi;
  • Të ketë njohuri të thella dhe të vërtetuara për gjuhën angleze (niveli C1);
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite në fushën e kërkuar apo mbi 5 vite punë në fusha të ngjashme;
  • Të zotërojë njohuri në fushën e sigurisë me fokus kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;
  • Të ketë eksperiencë në programet kompjuterikë të përpunimit të të dhënave dhe në programe të tjera kompjuterike bazë;
  • Njohja e gjuhëve të tjera të huaja, punësimi i mëparshëm në organizata ndërkombëtare dhe/ose institucione akademike në fushën e sigurisë, si dhe njohja apo plotësimi i kritereve të tjera të veçanta që lidhen me sigurinë si punësim i ngjashëm etj., do të konsiderohen kritere të shtuara dhe do merren parasysh gjatë fazës së përzgjedhjes së kandidatit fitues

 

Kritere të posaçme:

 

  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave Juridike/Sociale/Politike, me diplomë të nivelit master shkencor/profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup;
  • Të kenë njohuri kompjuterike bazë dhe specifike.
  • Të ketë njohuri për legjislacionin në fuqi në lidhje me sigurinë publike si dhe akte të tjera ligjore në fuqi të nevojshëm për ushtrimin e detyrës së tij funksionale, dhe jo vetëm.

 

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

 

Kandidati do të intervistohet në lidhje me:

 

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë aplikantët për këtë pozicion, është:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Dëshmi të gjuhës angleze.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacionit të cituar më sipër, duhet të kryhet brenda datës 14.07.2022, në adresën e e-mailit zyrtar të QKEDH-së, info@cve.gov.al.

 

Në datën 21.07.2022, Komisioni i Rekrutimit do të shpallë në faqen e internetit të QKEDH-së dhe në vendet e dukshme të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit, të cilët kalojnë automatikisht në fazën tjetër, si dhe informacionin përkatës për datën, vendin dhe orën e zhvillimit të intervistës me gojë e cila do të zhvillohet nga Komisioni i Rekrutimit në ambientet e brendshme të QKEDH-së.

 

Gjatë zhvillimit të intervistës kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

(Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin / eksperiencën / arritjet profesionale / pastërtinë e figurës dhe 30 pikë për intervistën me gojë dhe 20 pikë testimi me shkrim).

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Rekrutimit, QKEDH-ja do të kryejë njoftim individual nëpërmjet shërbimit e-mail, për çdo Kandidat që është intervistuar me gojë për rezultatin e arrirë gjatë intervistës si dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në vendet e dukshme të institucionit brenda një afati 7 ditëve punë nga përfundimi i intervistës.

 

Ankimi për rezultatet finale bëhet brenda 3 ditëve punë nga përfundimi i intervistës dhe shqyrtimi i ankesave bëhet brenda 2 ditëve punë nga kryerja e ankimit.

 

.