NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në mbështetje të ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, të Rregullores së Brendshme, të miratuar me Urdhrin nr. 59, datë 1.04.2022, të Kryeministrit për Miratimin e Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe Funksionimin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 737, datë 13.12.2017 “Për ngritjen e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH)”, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), shpall 1 (një) pozicion të lirë pune, si vijon:
“Përgjegjës sektori” në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë, në Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.
Përshkrimi përgjithësues për pozicionin “Përgjegjës sektori” në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë, në Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Kategoria III-a është:
- Sektori i Koordinimit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë ka për qëllim të tij krijimin e kushteve të favorshme që sistemi i përkrahjes dhe përkujdesjes sociale të mbërrijë dhe të përfshijë në programet përkatëse individë dhe grupe të margjinalizuar me risk për radikalizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm.
- Ky sektor ndërmerr, krijon dhe ndjek zbatimin e projekteve konkrete të lidhura me policimin në komunitet, me qëllim përfshirjen e strukturës shtetërore të policimit në komunitet, në jetën e përditshme të vetë komunitetit.
Përgjegjësi i Sektorit të Koordinimit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë kryen këto detyra funksionale:
- Mban kontakte me institucionet simotra në vend e në rajon, nëpërmjet rrjetit të ekspertëve të fushës së sigurisë, policimit në komunitet dhe shoqërisë civile;
- Përcjell mesazhe te paanshme publike për tolerancën dhe harmoninë fetare, si dhe përballet me narrativat radikale, mban kontakte me bashkësitë fetare në vend dhe me institucionet e tjera të besimit fetar;
- Në bashkëpunim me personin e kontaktit dhe grupin e punës në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, propozon planin e masave të institucionit, i cili miratohet nga Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Drejtësisë, me masa konkrete të angazhimit të strukturave vendore, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit te Provës;
- Drejton dhe koordinon punën me rrjetet kombëtare dhe rajonale të shoqërisë civile,
- Koordinon dhe orienton punën e grupeve te punës në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me personin e kontaktit dhe Qendrën;
- Përgatit raportin vjetor të zbatimit të planit të masave për Qendrën dhe në bashkëpunim me personat e kontaktit të institucioneve dhe përgjegjësit e sektorëve përkatës, prezanton projekt raportin te Drejtori i Qendrës.
- Koordinon punën në hartimin e politikave dhe ekspertizave më të mira të kohës për problematikat sociale, shoqërinë civile dhe çështjet fetare, sigurinë, në bazë të studimeve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare;
- Siguron që gjetjet nga studimet të kthehen në masa dhe veprime që synojnë drejtpërdrejt trajtimin e problemit dhe fushës që ndjek;
- Organizon konferenca dhe takime të tjera në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar me fokus çështjet e ekstremizmit te dhunshëm me ekspertë të fushës sociale, shoqërinë civile, hulumtues, akademikë, klerikë dhe teologë;
- Mundëson mbulimin mediatik me synimin e vetëm të përfshirjes në programet ditore të medias, të një qasjeje profesionale për tematika si: radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm;
- Bashkërendon veprimtarinë e medias me ato të institucioneve qendrore, lokale me qellim orientimin e tyre drejt zonave/grupeve dhe individëve me risk radikalizmi dhe ekstremizmi te dhunshëm;
- Krijon kushte qe sistemi i medias të bashkërendoje me grupe të tjera aktoresh publike dhe private në interes të krijimit dhe përcjelljes së mesazheve publike që promovojnë tolerancën, bashkëjetesën dhe harmoninë fetare e sociale në vend e në rajon;
- Brenda objektivave të Qendrës, kryen detyra të tjera funksionale/administrative të ngarkuara nga eprori.
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë integritet të lartë profesional e moral;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre/ kundërvajtje penale;
- Të mos ketë masë disiplinore administrative në fuqi;
- Të ketë njohuri të thella dhe të vërtetuara për gjuhën angleze (niveli C1);
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite në fushën e kërkuar apo mbi 5 vite punë në fusha të ngjashme;
- Të zotërojë njohuri në fushën e sigurisë me fokus kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;
- Të ketë eksperiencë në programet kompjuterikë të përpunimit të të dhënave dhe në programe të tjera kompjuterike bazë;
- Njohja e gjuhëve të tjera të huaja, punësimi i mëparshëm në organizata ndërkombëtare dhe/ose institucione akademike në fushën e sigurisë, si dhe njohja apo plotësimi i kritereve të tjera të veçanta që lidhen me sigurinë si punësim i ngjashëm etj., do të konsiderohen kritere të shtuara dhe do merren parasysh gjatë fazës së përzgjedhjes së kandidatit fitues.
Kritere të posaçme:
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e sigurisë, shkencave Juridike/Sociale/Politike, me diplomë të nivelit master shkencor/profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup;
- Të kenë njohuri kompjuterike bazë dhe specifike.
- Të ketë njohuri për legjislacionin në fuqi në lidhje me sigurinë publike si dhe akte të tjera ligjore në fuqi të nevojshëm për ushtrimin e detyrës së tij funksionale, dhe jo vetëm.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidati do të intervistohet në lidhje me:
Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë aplikantët për këtë pozicion, është:
- Jetëshkrim i plotësuar;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Dëshmi të gjuhës angleze.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacionit të cituar më sipër, duhet të kryhet brenda datës 11.07.2022, në adresën e e-mailit zyrtar të QKEDH-së, info@cve.gov.al.
Në datën 18.07.2022, Komisioni i Rekrutimit do të shpallë në faqen e internetit të QKEDH-së dhe në vendet e dukshme të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit, të cilët kalojnë automatikisht në fazën tjetër, si dhe informacionin përkatës për datën, vendin dhe orën e zhvillimit të intervistës me gojë e cila do të zhvillohet nga Komisioni i Rekrutimit në ambientet e brendshme të QKEDH-së.
Gjatë zhvillimit të intervistës Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
(Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin / eksperiencën / arritjet profesionale / pastërtinë e figurës dhe 30 pikë për intervistën me gojë dhe 20 pikë testimi me shkrim).
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Rekrutimit, QKEDH-ja do të kryejë njoftim individual nëpërmjet shërbimit e-mail, për çdo Kandidat që është intervistuar me gojë për rezultatin e arrirë gjatë intervistës si dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në vendet e dukshme të institucionit brenda një afati 7 ditëve punë nga përfundimi i intervistës.
Ankimi për rezultatet finale bëhet brenda 3 ditëve punë nga përfundimi i intervistës dhe shqyrtimi i ankesave bëhet brenda 2 ditëve punë nga kryerja e ankimit.