Publisher: Cve.gov.al 06/05/2023
Publisher: Cve.gov.al 06/05/2023
Në 2 – 6 maj 2023, në qytetin Kristiansand në Norvegji u zhvillua java e demokracisë ku merrnin pjesë 15 delegacione nga 15 vende të ndryshme të Europës dhe jo vetëm, në kuadër të Javës së Demokracisë. Në këtë aktivitet, delegacioni shqiptar kryesohej nga Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Denion Meidani, shoqëruar nga zv/koordinatori, Ermal Jauri; Drejtore Ekzekutive e organizatës Projekte Vullnetare Ndërkombëtare/PVN, Oltiana Rama; Koordinatorja e Zyrës së Shqipërisë së Terre des Homme Albania, Enkelejda Kallciu si dhe grup pune nga të dy organizatat kanë zhvilluar një vizitë studimore në Norvegji.
Qëllimi i vizitës së organizuar e koordinuar nga grupi i punës i përbërë nga organizata PVN (Oltiana Rama); Bashkia Kristinasand (Kim Henrikson) dhe Lobi Euroatlatik Shqiptar (Daut Haxhaj), ishte njohja me modelet norvegjeze të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, mekanizmat e koordinimit ndërsektorial dhe ndërinstitucional shtetëror, si dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave mes dy vendeve tona.
Dy mekanizmat e hulumtuar gjatë vizitës, përkatësisht modeli “BARNAHUS” i Policisë së Norvegjisë dhe “PLATFORM” i bashkive norvegjeze, të cilat kanë rezultuar të dobishme dhe shumë funksionale në mbulimin kapilar dhe të posaçëm të rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm me të mitur falë vendosjes së rolit të Koordinatorit kundër Ektremizmit të Dhunshëm në nivel vendor dhe ngritjes së sistemit të referimit në sistemin arsimor. Referimi dhe bashkërendimi mes institucioneve si dhe politikat parandaluese u konsideruan si praktika shumë të mira proaktiviteti në komunitet, i cili padyshim mund të shërbejë si një shembull suksesi për implementimin në Shqipëri.
Krahas konferenencës dhe tryezave të rrumbullakëta të organizuara nga pala norvegjeze për javën e demokracisë me fokus luftën kundër ektremizmit të dhunshëm dhe tërrorizmit në kuadër të javës së demokracisë, Meidani zhvilloi dhe takime bilaterale me Policinë Norvegjeze të rajonit Agder, e cila përfaqësohej nga drejtuesit e saj.
Policia e shtetit norvegjez e përfaqësuar në takim me përfaqëues ku bënin pjesë Shefi i Antiterrorit të Policisë Norvegjeze; Koordinatorja Rajonale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Policinë Norvegjeze Sara Johansen; Shefi i Departamentit Rajonal të Inteligjencës në Policinë Norvegjeze, Shefi i Stacionit të Policisë në Kristiansand, Përgjegjësja për Intervistimin e rasteve të Policisë Norvegjeze dhe një sërë specialistësh dhe drejtues të zyrave të parandalimit të kriminalitetit. U diskutua dhe bashkëpunimi dy palësh ndërmjet QKEDH dhe Policisë Norvegjeze për shkëmbimin e eksperiencave dhe trajnimet e përbashkëta gjithëpërfshirëse në këtë fushë.
Gjatë ndalesës në qendrën multifunksionale të Policisë në Kristiansand “Barnahus”, Meidani u njoh nga afër me mënyrën e funksionimit dhe të operimit të kësaj qendre në lidhje me trajtimin e rasteve të familjeve të personave të radikalizuar.
Në Bashkinë Kristiansand, ai u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Bashkisë, Camilla Dunsaed; Këshilltari për Koordinimin e dialogut Ndërkulturor, Kim Henrikson dhe Koordinatorja për Parandalimin e Kriminalitetit dhe Radikalizmit, Johanne Marie Benitez Nilsen.
Meidani dhe delegacioni u njoh nga afër me aktorët e përfshirë në trajtimin e rasteve të radikalizimit dhe ektremizmit të dhunshëm mbi mënyrën e funksionimit të grupeve mbështetëse në shkolla, bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet bashkisë, policisë, shërbimit social, shërbimeve të mbrotjes së fëmijëve dhe të gjithë aktorëve të vijës së parë.
Më tej, takimet vijuan në departamentin përkatës të menaxhimit të sistemit “PLATFORM”– një platformë midis 25 Bashkive në Norvegji, policisë dhe kërkuesve të ndryshëm për parandalimin e radikalizmit. Gjithashtu, delegacioni shqiptar zhvilloi takime me një sërë organizatash e aktorësh të tjerë të përfshirë në luftën kundër ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizimit si organizata “RVTS network” e cila përfaqësohej nga drejtuesi i saj, Erik Solaas Gundersen. RVTS është një qendër rajonale në parandalimin e radikalizmit dhe dhunës, parandalimin e stresit traumatik dhe vetëvrasjeve. Organizata “FIDA”, përfaqësuar nga Ole Hortemo, ish-drejtues i Policisë Kristiansand dhe Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, përfaqësuar nga drejtuesi Daut Haxhaj.
Java e Demokracisë në Norvegji, zhvillohet në kuadër të projektit të Bashkimit European “Strong Cities Network”. Meidani zhvilloi dhe takime të tjera në Oslo me zyrtarë të ndryshëm të institucioneve të përfshira në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.