Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Ambasadës USA në Tiranë dhe në bashkëpunim me Shoqatën Internacionale për Solidaritet (SHIS), prezantoi projektin“Përmes Edukimit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm”
Kontribues në këtë aktivitet prezantues ishin mësuesit koordinatorë për ndjekjen e Planit të Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në vend, koordinatorët e këtij drejtimi në Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe ata në Zyrat Arsimore Vendore në rang kombëtar.
Projekti ka si objektiv kryesor “Fuqizimin e mekanizmave arsimore në shkallë vendi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”. Ai do të përqëndrohet edhe në krijimin e moduleve trajnuese për mësuesit koordinatorë për ndjekjen e planit të veprimit në shkolla, me synim krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri.