Qendra CVE lidh marrëveshje bashkëpunimi me UNICEF

“Përmes edukimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, është projekti më I ri nga qendra CVE, Ambasada Amerikane dhe SHIS
14/01/2020
Qendra CVE harton broshura informimi për prindër, fëmijë dhe nxënës lidhur me parandalimin e sjelljeve ekstreme të dhunshme
11/06/2020

Qendra CVE lidh marrëveshje bashkëpunimi me UNICEF

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Fondin e Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) lidhën marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Palët u angazhuan të bashkëpunojnë për organizimin, rritjen e ndërgjegjësimit të përbashkët dhe zhvillimin e aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve ndaj fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm,  në zbatim të të drejtat të fëmijëve, sipas Konventës së të Drejtave të Fëmijëve. Konkretisht do të zhvillohen seanca të hapura për ndërgjegjësimin dhe trajnimin e administratës së shkollës, si dhe pritet të realizohet hartimi i një moduli mbi procesin e deradikalizimit të fëmijëve të kthyer në shkollë nga zonat e konflikteve.

Qëllimi i gjithë këtyre aktiviteteve është rritja e ndërgjegjësimit dhe rritja e kapaciteteve të administratës shkollore në indentifikim dhe menaxhim të rasteve, ndërgjegjësimi për vlerat e bashkëjetesës fetare dhe respektin e ndërsjellë për të gjithë anëtarët e komuniteteve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Koordinatori Kombëtar, z.Agron Sojati dhe nga përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, z. Roberto De Bernardi.

View Follow Follow Follow