“Përmes edukimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, është projekti më I ri nga qendra CVE, Ambasada Amerikane dhe SHIS

Qendra CVE zhvillon takimin e dytë me grupin ndërministror për realizimin e planit ndër-institucional të procesit të ri-integrimit të personave të kthyer nga Siria.
19/12/2019
Qendra CVE lidh marrëveshje bashkëpunimi me UNICEF
21/01/2020

“Përmes edukimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, është projekti më I ri nga qendra CVE, Ambasada Amerikane dhe SHIS

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Ambasadës USA në Tiranë dhe në bashkëpunim me Shoqatën Internacionale për Solidaritet (SHIS), prezantoi  projektin“Përmes Edukimit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm”

Kontribues në këtë aktivitet prezantues ishin mësuesit koordinatorë për ndjekjen e Planit të Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në vend, koordinatorët e këtij drejtimi në Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe ata në Zyrat Arsimore Vendore në rang kombëtar.

Projekti ka si objektiv kryesor “Fuqizimin e mekanizmave arsimore në shkallë vendi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”. Ai do të përqëndrohet edhe në krijimin e moduleve trajnuese për mësuesit koordinatorë për ndjekjen e planit të veprimit në shkolla, me synim krijimin e  mekanizmave të qëndrueshëm për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri.

View Follow Follow Follow