Publisher: Cve.gov.al 14/04/2025
Publisher: Cve.gov.al 14/04/2025
Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në trajnimin shumë palësh i organizuar nga Departamenti i Kërcënimeve Ndërkombëtare të OSBE dhe Zyra e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore e OSBE-së OCEEA, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, që kishte në fokus “Përmirësimin e kriminalitetit të të rinjve dhe parandalimi i përdorimit të drogës përmes edukimit mbi ligjshmërinë dhe fushatave ndërgjegjësuese për adresimin e kërcënimeve të krimit të organizuar”. Në kuadër të kësaj nisme, fushata do të synojë ndërgjegjësimin e të rinjve në Shqipëri mbi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe integritetit, si dhe forcimin e qëndrueshmërisë së të rinjve ndaj përfshirjes në krimin e organizuar, korrupsionin dhe përdorimin e drogës.
Seminari synoi të angazhojë autoritetet përkatëse shtetërore në Shqipëri, përkatësisht Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e strategjisë së fushatës ndërgjegjësuese të bazuar në nevojat e gjithë shoqërisë.