Prezantohet Linja Telefonike Kombëtare për Ekstremizmin e Dhunshëm. Qendra CVE nënshkruan Marrrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Brendshme dhe Linjën e Këshillimit për Gra dhe vajza.

“Parandalimi dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit që çojnë në Terrorizëm në Burgje dhe Shërbimin e Provës (Faza 1)”
16/02/2021
Qendra CVE pjesë e aktivitetit të Këshillit të Evropës “Promovimi i kursit HELP për parandalimin e radikalizmit në Shqipëri”
26/02/2021

Prezantohet Linja Telefonike Kombëtare për Ekstremizmin e Dhunshëm. Qendra CVE nënshkruan Marrrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Brendshme dhe Linjën e Këshillimit për Gra dhe vajza.

Prezantohet Linja Telefonike Kombëtare për Ekstremizmin e Dhunshëm. Qendra CVE nënshkruan Marrrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Brendshme dhe Linjën e Këshillimit për Gra dhe vajza.

Publisher: Cve.gov.al            18/02/2021

Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi, mori pjesë në takimin e organizuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza ku u prezantua Linja Telefonike Kombëtare për Ekstremizmin e Dhunshëm 0800 45 45. Gjatë fjalës përshëndetëse, Drejtori i Qendrës theksoi se investimi i energjive tek burimet dhe vullneti politik në parandalimin dhe ndërgjegjësimin e fenomenit është më fitimprurës, sesa zhvillimi i programeve të rehabilitimit dhe ri-integrimit, të cilat përtej kostove financiare dhe njerëzore për institucionet qendrore dhe vendore, gjithashtu sjellin edhe implikime të sigurisë për vetë individët, komunitetin dhe popullsinë në tërësi.

Qendra CVE ka patur një rol kyç koordinues me institucionet relevante dhe Linjën Telefonike Kombëtare për Ekstremizmin e Dhunshëm qytetarëve të vendit, e cila është një vlerë e shtuar në gjithë gamën e veprimtarive të realizuara në këtë drejtim.

Gjatë takimit u nënshkrua edhe një Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet Qendrës CVE, Ministrisë së Brendshme dhe Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Delegacionit të BE-së në Tiranë të cilët e kanë mbështetur financiarisht këtë nisëm dhe Hedayah.