Publisher: Cve.gov.al 01/08/2021
Publisher: Cve.gov.al 01/08/2021
Qeveria shqiptare përmbylli me sukses operacionin e tretë të riatdhesimit të 5 (pesë) grave dhe 14 (katërmbëdhjetë) fëmijëve nga kampet e ferrit në Al-Hawl dhe Roj të Sirisë Veriore.
Pas dy operacioneve të para, ky operacion i tretë pëmban numrin më të madh të shtetasve shqiptarë të riatdhesuar në një operacion të vetëm, pas një pune disa mujore parapërgatitore nga institucionet shtetërore në vend me qëllim ofrimin e kushteve të nevojshme për pritjen dhe akomodimin e tyre në atdhe.
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE), së bashku me institucionet qendrore në vend dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke bashkëpunuar ngushtë për koordinimin e punës me qëllim ofrimin e të gjithë asistencës dhe mbështetjes së nevojshme në 72 orët e para si dhe për përgatitjen/zbatimin e programeve të rehabilitimit dhe ri-integrimit.
Strukturat shtetërore, të koordinuara në nivel kombëtar nga Qendra CVE, do të kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore dhe psiko-sociale duke ndjekur standardet e krijuara edhe nga praktika e mirë e psikologëve dhe punonjësve socialë me 5 (pesë) shtetasit e riatdhesuar në muajin tetor 2020, duke u kujdesur gjithashtu për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve në trajtim.
Për më shumë info lutemi vizitoni artikujt në vijim: