Qendra CVE bashkëorganizon me misionin e Terre des Hommes në Shqipëri trajnimin “Pranimi në komunitete i familjeve/fëmijve të kthyera nga zonat e konfliktit dhe roli parësor i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike në procesin e ri-integrimit të tyre”

Drejtori i Qendrës CVE në intervistë për televizionin publik në Rumani, Stirile TVR, mbi proceset e rehabilitimit dhe ri-integrimit të personave të riatdhesuar në vend nga ish zonat e konfliktit në Siri dhe Irak
17/09/2021
Qendra CVE mbështet nismën e fushatës informuese mbi “Portali unik për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme”
29/09/2021

Qendra CVE bashkëorganizon me misionin e Terre des Hommes në Shqipëri trajnimin “Pranimi në komunitete i familjeve/fëmijve të kthyera nga zonat e konfliktit dhe roli parësor i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike në procesin e ri-integrimit të tyre”

Qendra CVE bashkëorganizon me misionin e Terre des Hommes në Shqipëri trajnimin “Pranimi në komunitete i familjeve/fëmijve të kthyera nga zonat e konfliktit dhe roli parësor i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike në procesin e ri-integrimit të tyre”

Publisher: Cve.gov.al            28/09/2021

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm organizoi me misionin e Terres des Hommes në Shqipëri, në qytetin e Pogradecit, trajnimin “Pranimi në komunitete i familjeve/fëmijve të kthyera nga zonat e konfliktit dhe roli parësor i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike në procesin e ri-integrimit të tyre”. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të bashkisë së Pogradecit, prokurorisë, policisë, punonjës social dhe psikologë.

Trajnimi dy ditor u fokusua mbi rolin e rëndësishëm të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike gjatë procesit të ri-integrimit të shtetasve të riatdhesuar duke u ndalur në çështjet e kuadrit ligjor, strategjitë dhe institucionet përgjegjëse gjatë këtij procesi.

Ky trajnim u zhvillua me mbështetjen financiare të Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).