Qendra CVE çertifikon 10 studentët e parë të ciklit të dytë të studimeve, master profesional ndërdisiplinor, për praktikën profesionale.

Interviste/Koordinatori Sojati: Qeveria dhe forcat e koalicionit, strategji për deradikalizimin dhe ri-integrimin e shtetasve shqiptarë që u angazhuan në strukturat e ISIS
07/07/2019
Kryerja e Vlerësimit të Riskut në Luftën kundër Financimit të Terrorizmit në Sektorin Jofitimprurës
13/08/2019

Qendra CVE çertifikon 10 studentët e parë të ciklit të dytë të studimeve, master profesional ndërdisiplinor, për praktikën profesionale.

PERMBLEDHJE E SHKURTER MBI TEMATIKAT E TRAJTUARA:

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, më 10 korrik 2019, çertifikoi për zhvillimin e praktikës profesionale 10 studentë  në ciklin e dytë të studimeve master ndërdisiplinor “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë” të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Fakultetit të Drejtësise, Univeristeti i Tiranes.

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale siguroi për këta studentë realizimin e praktikës profesionale pranë Qendrës CVE, për periudhën 10.11.2018 – 22.02.2019. Çertifikimi i tyre ishte finalizmi i bashkëpunimit të ndërsjelltë. Në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave përshëndetën iniciativën për ndërhyrjet në sistemin universitar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Koordinatori Kombëtar z. Agron Sojati, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, z. Edmond Rapti si edhe të ftuar të pranishëm në aktivitet. Ky bashkëpunim rezultativ është hapi i parë i ndërhyrjeve në sistemin universitar, i cili do të vijoj me masa të tjera të parashikuara në Planin e Veprimit.

View Follow Follow Follow