Publisher: Cve.gov.al 15/07/2021
Publisher: Cve.gov.al 15/07/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në koordinim me Zyrën Ndërkombëtare për Migracion përfundoi fazën e parë të trajnimit të shtatëmbëdhjetë punonjësve nga Qendra CVE, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucioneve të varësisë, Bashkia Cërrik, Mat, Pogradec dhe Tiranë, mbi metodologjinë MoviEQ që lidhet me thellimin e koncepteve të të menduarit kritik dhe aktiv mbi Planin e Veprimit, në fushën e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm. Trajnimi u fokusua mbi njohjen, përdorimin si dhe përcjelljen e dijeve për këtë metodologji tek këta aktorë mbi qasjen gjithëpërfshirëse, në kuadër të adresimit të procesit rehabilitues dhe ri-integrues në komunitet. Në muajt në vijim, punonjësit e trajnuar pasi të certifikohen, do të mund të përcjellin trajnimin në komunitet.