Publisher: Cve.gov.al 03/12/2020
Publisher: Cve.gov.al 03/12/2020
Qendra CVE u takua me përfaqësues të organizatës Shoqata Internacionale për Solidaritet (SHIS) lidhur me zbatimin e fazës së dytë të projektit “promovimi i edukimit, për te parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”.
Zbatimi i fazës se dytë të projektit synon krijimin e një manuali për mësuesit mbi realizimin e një ore mësimi me shembuj konkretë mbi parandalimin e fenomenit tek të rinjtë; krijimin e hapësirës online brenda faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ku të regjistrohen mësuesit që janë pjesë e rrjetit të mësuesve koordinatorë për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, si dhe trajnimin e 600 mësuesve të përzgjedhur nga qytetet si Korça, Pogradeci, Librazhdi, Elbasani, Cërriku, Tirana, Durrësi, Bulqiza, Lezha, Shkodra dhe Fieri.