Publisher: Cve.gov.al 16/07/2021
Publisher: Cve.gov.al 16/07/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ishte e ftuar në forumin ndërinstitucional mbi “Ndërgjegjësimin ndaj parandalimit të radikalizimit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE) me stafet e burgjeve dhe Shërbimit të Provës”, të organizuar nga IANS Albania, me mbështetjen e Këshillit të Evropës. Ky forum u organizua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës të Mbështetjes Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.
Gjatë aktivitetit u diskutua mbi parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm, menaxhimin e rasteve të të dënuarëve, si dhe riintegrimin e tyre me sukses në shoqëri. Gjithashtu, aktiviteti shërbeu edhe si një mundësi për shkëmbimin dhe koordinimin e ndërhyrjeve para dhe pas lirimit nga burgu, procese të cilat kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse të aktorëve të ndryshëm shtetërorë dhe jo-shtetërore.
Qendra CVE prezantoi gjatë fjalës së mbajtur qasjen parandaluese ndaj radikalizimit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm brenda sistemeve të brendshme të burgjeve dhe Shërbimit të Provës, si dhe rezultatet pozitive në kuadër të angazhimit ndërinstitucional.