Qendra CVE ka realizuar me ZVA në Tiranë trajnimin me mësuesit mbështetës që do të asistojnë në komunitet fëmijët e rikthyer nga zonat e konfliktit

Qendra CVE në forumin e 6-të Ndër-institucional për zbatimin e Planit të Veprimit Kundër Ekstremizmt të Dhunshëm
27/01/2022
Drejtori i Qendrës CVE mirëpriti në takim një delegacion të Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm
04/02/2022

Qendra CVE ka realizuar me ZVA në Tiranë trajnimin me mësuesit mbështetës që do të asistojnë në komunitet fëmijët e rikthyer nga zonat e konfliktit

Qendra CVE ka realizuar me ZVA në Tiranë trajnimin me mësuesit mbështetës që do të asistojnë në komunitet fëmijët e rikthyer nga zonat e konfliktit

Publisher: Cve.gov.al            03/02/2022

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka realizuar një trajnim me mësuesit mbështetës të cilët do të ndihmojnë në procesin e ri-integrimit të fëmijëve të rikthyer nga zonat e konfliktit në komunitet. Trajnimi synoi përcjelljen e informacionit të nevojshëm për qasjen që duhet me këtë kategori fëmijësh duke u fokusuar tek baza ligjore si dhe puna individuale që duhet realizuar me fëmijët.

Në trajnim u trajtua qasja psikologjike, si dhe mënyrat e bashkëpunimit me struktura të pushtetit vendor të angazhuara në procesin e ri-integrim. Trajnimi u mbështet nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza përmes grantit të Global Community Engagement and Resilience Fund dhe u organizua në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore në Tirane.